Këshilli i Qarkut Lezhë
Bazuar në nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” (në vijim “LDI”), Autoriteti Publik (në vijim “AP”) duhet të publikojë Programin e Transparencës (në vijim “PT”) të miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënata Personale (në vijim “Komisioneri”). AP duhet të publikoj informacion sipas veprimtarisë së tij funksionale si dhe të rishikoj e përditësoj PT në çdo rast të ndryshimit të aktivitetit institucional, kuadrit ligjor rregullator apo çdo elementi tjetër që ka lidhje me transparencën proaktive.
Në PT janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë në konsultim, i kuptueshëm, lehtësisht i aksesueshëm dhe i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të A.P. Gjithashtu, përpara publikimit të informacionit AP duhet të vlerësojë nëse ka ndonjë kufizim ligjor për publikim.
Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga AP.
Në programin e transparencës janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik, mënyra e publikimit, si dhe parashikimet ligjore prej të cilave lind detyrimi për publikim. Në publikimin e informacionit, AP duhet të mbajnë parasysh interesin e publikut si dhe të mundësojnë aksesimin lehtësisht në informacionin publik.
👉Rreth Autoritetit 📎 (kliko për më shumë detaje)
- Struktura organizative
- Organigrama
- Struktura e pagave
- Funksionet dhe detyrat e A.P
- CV-të dhe pagat e nënpunësve që janë subjekt deklarimi sipas ligjit, përfshirë dhe anëtarët e kabinetit të titullarit të KQT, përshkrim të procedurës së zgjedhjes, kompetencat dhe detyrat e tyre
- Procedura që ndjekin funksionarët e lartë të KQT për të marrë vendime
- Procedurat dhe mekanizmat për të bërë kërkesë dhe ankesë që lidhen me veprimet ose mosveprimet e KQT ( Përfshirë adresën postare/elektronike për depozitimin e kërkesave dhe ankesave – Afatet dhe mënyrën e kthimit të përgjigjeve)
👉Kuadri ligjor dhe rregullator 📎 (kliko për më shumë detaje)
👉E drejta për t’u informuar dhe ankuar 📎 (kliko për më shumë detaje)
- Koordinatori: Irida Qafoku/Besmir Bedalli
- E-mail: qarkutiranë@yahoo.com
- Tel: +355 4 225141
- Adresa: Sheshi “Mustafa Qemal Ataturk”- Tiranë
- Orari: 08:00-16:00, nga e hëna në të premte
- Format kërkese / Shpjeguese (Hapat që duhet të ndiqen për të bërë një kërkesë për informim)
- Format ankese / Shpjeguese (Procedura e ankimit tek Komisioneri)
👉Mekanizmat kontrollues dhe monitorues që veprojnë mbi KQL 📎 (kliko për më shumë detaje)
- Rezolutë e Kuvendit të Shqipërisë (nëse ka të tillë)
- Planet strategjike të punës
- Raporte monitorimi/auditimi (p.sh:KLSH)
- Dokumente të tjera që përmbajnë tregues të performancës së AP
Details
👉Informacion mbi buxhetin dhe të dhënat financiare të KQL 📎 (kliko për më shumë detaje)
- Buxheti, plani i shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara
- Raport vjetor për zbatimin e buxhetit dhe anekset
- Donacione, sponsorizime
- Dokumente që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara
Shënim: Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara.