Një delegacion i Këshillit të Qarkut Lezhe i kryesuar nga Kryetari, zoti Agron Ivani, me ftesë të Kryetarit të Keshillit të Qarkut të Nyse-s, Poloni, i cili bashkoi partneret për kremtimin e arritjeve në kuadër të 25 vjetorit të krijimit të Rajonit të Nyse-s dhe të 10- vjetorit të partneritetit mes dy rajoneve tona, mori pjesë në aktivitetet e organizuara me këtë rast.
Kryetari i Këshillit të Qarkut Lezhe, zoti Ivani, shprehu falenderimet për bashkëpunimin e mbështetjen e deritanishme në kuader të partneriterit, prezantoi potencialet turistike të Rajonit Lezhë , shpalosi diversitetin e pasur turistik, duke theksuar ritmet e shpejta të zhvillimit të këtij sektori, si dhe gjithashtu mirënjohjen për promovimin që ky rajon i bën vijimësi Lezhës dhe Shqipërisë.
Delegacioni i Këshillit të Qarkut Lezhë, gjatë takimeve me Kryesine e Rajonit të Nyses, Kryetarin/Starosta Nyski, zotin Andrzej Kruczkiewicz ,znj. Joana Burska – Kryetare e Kryesise se Rajonit te Nyses, z. Damian Nowakowski, Zv/Kryetar i Rajonit te Nyse-s,e anëtarë të tjere të Kryesisë diskutuan për avancimin e zgjerimin e shkëmbimit të eksperiencave mes dy rajoneve tona, mbi prespektivat e bashkëpunimit në të ardhmen kryesisht në fushën e edukimit për të rinjte, të kulturës, atë turizmit, si dhe të projekteve të përbashkëta te BE -se, etj.
Gjatë këtyre dy diteve u vizituan disa nga investimet me impakt të lartë social e ekonomik që Rajoni i Nyse-s kishte investuar në vitet e fundit.