Me 20 Shkurt u zhvillua Mbledhja e parë për vitin 2024 e Këshillit Konsultativ, Qeverisje Qendrore Vetëqeverisje Vendore.
Mbledhja u drejtua nga Ministri për pushtetin vendor, zoti Arbjan Mazniku, morën pjesë kryetarët të bashkive, të qarqeve dhe përfaqësues të pushtetit qendror, për të diskutuar mbi ligje të rëndësishme që përmirësojnë funksionimin e qeverisjes vendore.
Një diskutim i frytshëm dhe efektiv për ofrimin e shërbimeve më efikase dhe organizimin e funksionimin e tyre në shërbim të qytetarëve.