Historiku

Qyteti i Lezhës 2400 vjeçare, i njohur si vendi i besëlidhjeve dhe kuvendeve te mëdha, do te priste në mars të vitit 2001, 45 anëtaret e një kuvendi te ri Rajonal, i cili pas konstituimit te tij do te miratonte hap pas hapi planet e zhvillimeve te qëndrueshme rajonale ne kohezion me strategjitë sektoriale e ndersektoriale te qeverise shqiptare përgjatë proceseve integruese evropiane.

Ky kuvend i ngritur bazuar ne Kushtetutën e Republikës se Shqipërisë, do të quhej Këshilli i Qarkut Lezhe dhe do te ngërthente ne hartën e tij administrative rrethet Mirdite, Kurbin e Lezhe me 21 njësi vendore, 5 bashki dhe 16 komuna, 9 qytete dhe 170 fshatra me një sipërfaqe 1588.4 km katrore e popullsi te atij viti 206.662 banorë.

Për më tepër shfletoni prezantimin