Visare të traditës
Rajoni i Lezhës ka një trashëgimi të pasur etnokulturore, historike,arkeologjike dhe etnografike.
Një varg monumetesh të antikitetit si kalatë,kullat princërore, kishat e katedralet janë shtrirë në gjithë rajonin.
Tradicioni në lamë të kulturës juridike, është i hershëm dhe unikal në historinë tonë. Kanuni i Lek Dukagjinit dhe ai i Skenderbeut, janë kushtetuta të shtetit etnokulturor vetë qeverisës. Këtë visar të traditës sonë e mblodhën dhe kodifikuan dy klerikët dijetarë, At Shtjefën Gjeçovi dhe Munsinjor Frano Ilia,që sherbyen në trevat e Kurbinit, Mirditës e Lezhës.
I vështruar në rrafshin diakronik(historik), Qarku i Lezhës është trualli i shkollave të para shqipe. Historia e vërtetë e arsimit fillon në këtë oaz arsimdashës, në fillim në Kurbin, më vonë në Pllanë, Blinisht, Velë, Troshan që në shekullin e 17-të.
Eshtë kjo arsyeja që një varg dijetarësh të këtyre viseve vunë gurët e themelit të arsimit e kulturës nacionale.
Në Zardimë e Kallmet zen fill leksikografia jonë me fjalorin Latinisht-shqip.
Klerikët ishin njëherësh edhe mësuesit e parë në këto anë, të cilët e mbajtën gjallë dëshirën e arsimdashjes nëpër shekuj.
Në qindvjetëshin e fundit, sidomos pas pavarësisë së Shqipërisë, arsimi edhe në qarkun e Lezhës u zhvillua hap pas hapi, ku si fillim problemi kryesor ishte përballja me analfabetizmin deri në masivizimin e shkollës.
Mjaft personalitete të shquara në rrafsh kombëtar,me veprat e tyre, kanë dhënë kontribute të veçanta në kulturën nacinale si Fishta, Bardhi, Zarishi, Doçi, Koleci etj.
Kjo traditë po vijohet nga mjaft botues e krijues të fushave të ndryshme të dijes nëpërmjet enteve botuese dhe shtypit periodik.
Marrëdhëniet e shkëlqyera ndërfetare janë dëshmi e një tradite kulturore të herëshme dhe të pasur.
Visari arkeologjik ,edhe pse ngadalë,po eksplorohet dhe po shtohet vazhdimisht vemendje. Struktura e re e Parkut Kombëtar Arkeologjik, është një hap i rëndësishëm e pozitiv në politikat kulturore që po ndjek qeveria shqiptare.
Në qendrat e rretheve ka muze historikë krahinor si dhe qendra kulturore për fëmijë dhe të rritur, ku zhvillohen veprimtari artistike.
Lezha prej vitesh organizon festivalin kombëtar të rapsodëve duke kontribuar për shpalosjen dhe ruajtjen e kulturës materiale e shpirtërore mjaft të pasur në këto vise.
PERSONALITE TË SHQUARA HISTORIKE TË QARKUT LEZHË
- LEKE DUKAGJINI (1410- 1481)Eshtë një figurë mjaft komplekese, madje i mitizuar, i cili njihet si krijuesi i Kanunit, që më vonë mori emrin e tij.
“Dukagjinët e Arbërise” përmenden për herë të parë në shekullin e VII.Dukagjinët(Duka i Gjinit) patën kryeqendër Lezhën. Kur osmanët shkelën në Ballkan, Principata e tyre u zgjerua në Shqipërinë verilindore duke pasur si qender të dytë Fanin në Mirditën e sotme.
Lekë Dukagjini është tashëgimtar i Pal Dukagjinit. Ai kishte marrë një kulturë të gjërë me frymë humaniste të Rilindjes Evropiane në qendra të zhvilluara të kohës si Venecia,Raguza, Shkodra.
Kanuni i Lekë Dukagjinit është një vepër unikale me frymë humaniste të periudhes së Rilindjes Evropiane në gjuhen shqipe, e cila është vlerësuar nga studiues vendas e të huaj.
Ky monument i rëndësishem i kulturës shqiptare u mblodh dhe u kodifikua nga kleriku dijetar At’ Shtjefën Gjeçovi dhe u botua në Shkodër më 1933. - GAZULLORËT Familja Gazulli është ndër familjet më të vjetra në veriun e Shqipërisë. Herën e parë Gazullorët përmenden me 1302 , në “Libër Reformatorium” të Raguzës dhe më pas në Kadastrën Veneciane të një shekulli më vonë. Dom Gaspër Gurakuqi i vendos Gazullorët në Kashnjet të Mirditës. Edhe Gazullorët e Dajçit njohin Gazujt e Kashnjetit për vendorigjinën e të parëve të tyre.
Plejadën e humanistëve shqiptarë të shek. XV-XVI-të e hap Gjon Gazulli. Personaliteti i tij shfaqet në shumë drejtime: njeri politik, drejtues shkollash humaniste, asrtonom dhe matematikan, petagog dhe shef katedre e, mbi të gjitha atdhetar i flaktë. Po kështu Pal e Andrea Gazulli, përpos se qenë dijetarë të shquar të kohës, ishin të ngarkuar nga Skenderbeu me detyrën e ambasadorit në Raguzë, duke luajtur një rol të rëndësishëm në marrëdhëniet e mira të Shqipërisë së kohës së Skenderbeut me Raguzën. Nëpër kohëra
gjeografia e Gazullorëve zgjerohet duke ngërthyer një hapsirë të madhe në Veriun e Shqipërisë. Kështu ipeshkvi i Shkupit GJON GAZULLI(1702-1753) me veprën e tij në dobi të kulturës shqipe është quajtur vazdues i denjë i Budit e Bogdanit. - NIKOLL GAZULLI (1894-1946) I fundmi leksikograf nga klerikët dijetarë që botoi në këtë lëmë. Për kulturën dhe kontributin e tij rreshtohet ndër dijetarët më të spikatur të gjysmës së parë të shek. XX-të. Dy veprat e tij madhore janë: ”Fjalorthi i ri”(Fjalë të rralla të përdoruna në veri të Shqipnisë), Tiranë,1941 dhe “Fjalori onomastik”. Njihet si
themelues i leksikografisë krahinore dhe asaj onomastike. Në radhë të parë ai ishte një liridashës, që nuk u pajtua kurrë me diktaturën. I rreshtuar krah të vëllajt Gjon Gazulli në lëvizjen kundër Zogut u dënua katër vjet. U lirua me ndërhyrjen e N. Joklit, Gj.Fishtës, A.Xhuvanit.Nikoll Gazulli u pushkatua në fshatin Shkrel të Shkodrës nga diktatura komuniste, në vitin 1946, për bindjet e tij antikomuniste. Universi Gazullor është një vlerë, jo vetëm rajonale, por vlerë kombëtarë për të gjitha kohrat. - FRANO BARDHI (1606 -1645) Frang Bardhi, i njohur edhe si Frangu i Bardhë, u lind në Zadrimë( disa studiues mendojnë se u lind në Kallmet) në një familje me tradita në shkollimin e djemëve të saj për priftërinj. Historia e kësaj familje është e lidhur ngusht me ipeshkëvinë e Sapës. Nga kjo derë dolën një varg klerikësh të shquar si katër ipeshkvijt: Tozal Bardhi, Nikollë Bardhi, Gjergj Bardhi dhe më i përmenduri ndër ta, Frang Bardhi. Zhvilloi një aktivitet të dendur politik dhe shkencor.
Bardhi është themeluesi i leksikografisë shqiptare. Këtë e dëshmon Fjalori latinisht-shqip, i cili u botua në Romë me 1635. Një vepër tjetër është “Gjergj Kastioti Epiroti i quajtur nga populli Skenderbe…”, Venedik, 1636. Në historinë e kulturës sonë ai njihet edhe si një ndër gjurmuesit e parë të folklorit, të etnografisë dhe të gramatologjisë, si një ndër mbrojtësit më të flaktë të së kaluarës së lavdishme të popullit tonë. - PAPA KLEMENTI I XI-ALBANI (1649-1721) Gjon Françesk Albani u lind me 23 qershor 1649 në Urbino dhe ndërroi jetë me 19 mars 1721 në Romë.
Ishte Papa i 241-të që u shpall më 1700, me emrin Klementi i XI-të Arkipeshkvi i Tivarit, Vinko Zmajeviç me 10 korrik 1703 i shkruan Papës Klementit të XI-të: ” Nën hijen tande, o Atë i Shenjtë, dheu i Shqipnisë po gazmohet…kjo Shqipni që deri tash ka ndenj si e harrueme, mbulue e vorfnue prej mjegullës nën nji Papë shqiptar po del në dritë…
Në disa dokumente thuhet se të parët e tij ishin nga Kurbini.
Veprimtaria e Papa Klementit të XI-të për Dheun e të parëve të vet kulmon me
organizimin e Kuvendit të Arbnit në fshatin Merçi të Lezhës.
Kuvendi i Arbnit doli hapur në mbrojtje të gjuhës shqipe dhe të arsimit në Shqipëri. Aktet e” Konçilit të dheut Shqipnisë”, u botuan të plota tre vjet mbas mbajtjes së tij, në tipografinë e propaganda Fide në Romë në vitin 1706, në titullin: ’Concilium Provinciale sive Nationale/ALBANUM/Habitum Anno MDCCIII. /Klemente XI. Pont. Max, /ALBANO. /SUPETIORUM PERMISU.” - PJETËR ZARISHI (1806-1866) Lindi në fshatin Blinisht të Zadrimës, qendër e njohur arsimore e pedagogjike. Fisi i Zarishit kishin ardhur në vendlindjen e tij nga Zarish i Kosovës. Ishte doktor në teologji dhe filozofi. Pjesën më të madhe të krijimtarisë së tij Zarishi e derdhi në vargje. Poezia e tij u influencua nga shkimtarët e vjetër të letërsisë shqipe si Budi, Bogdani, por edhe nga poetika e D. Aligerit. Si klerik shërbeu në Zadrimë dhe në Mirditë si abat. Është njohur për replikat e tij me klerikët e huaj dhe për veprimtarinë e tij në dobi të çështjes kombëtare. Me veprën poetike të Zarishit janë marë shumë personalitete të kulturës si L. Skendo, Z. Jubani, J. Rrota, Fishta, Shuteriqi etj.Deri më sot, për fat të keq, nuk kemi ende një përmbledhje poetike të njërit prej poetëve të parë të Rilindjes Kombëtare, Pjetër Zarishit.
- PREND DOÇI (1846-1917) Një nga personalitetet më të shquara të Rilindjes Kombëtare i cili e ushtroi veprimtarinë e tij dhe jashtë Shqipërisë ku shkëlqeu si klerik, poet, mendimtar e patriot i kulluar, tribun popullor.
Prend Doçi , abati i Mirditës , isht njëherësh edhe një ndër udhëheqësit e kryengritjes së asaj krahine kundër sundimit turk më 1876-1877. Për këtë shkak internohet nga perandoria Osmane. Më 1899 themeloi shoqërinë “ Bashkimi”, së bashku me Gjergj Fishtën dhe Ndoc Nikajn dhe krijuan atë që u quajt alfabeti i “Bashkimit”
Në krye të kësaj shoqërie , Abat Doçi u bë shumë I njohur për veprimtarinë e dendur shkencore e atdhetare . Fjalori i gjuhës shqipe i vitit 1908 dhe kontributi i kësaj shoqërie në kongresin e Manastirit janë vepra të shquara atdhetarie dhe një vlerë monumentale e tashëgimisë së historisë dhe kulturës shqipe. - GJERGJ FISHTA (1871-1940) Figura më e ndritur e letërsisë shqipe të gjysmës së parë të shek. XX-të, “Nderi i Kombit” Gjergj Fishta u lind në fshatin Fishtë të Zadrimës me 23 tetor 1871. Prejardhjen e prindërve të tij e pat nga Domgjoni i Mirditës.
Me 1894 u shugurua prift e u pranua në urdhërin fançeskan. Në kishën e Troshanit ngren meshën e parë.Është ndër themeluesit e shoqrisë “Bashkimi”me 1899. Me 1902 emërohet drejtor i Shkollës Françeskane, ku kontrbuti pedagogjik e atdhetarë është i jashtëzakonshëm. Me 14-22 nëntor 1908 mori pjesë në Kongresin e Manastirit si përfaqësues i shoqërisë “Bashkimi” dhe kryesoi komisionin prej njëmbëdhjetë delegatëve që do të përcaktonin varjantin më të mirë të alfabeteve të propozuara.
Fishta themeloi të përmuajshmen “Hylli i Dritës”, gazetën “Posta e Shqypnisë” si dhe luajti një rol udhëheqës në Komisinë Letrare Shqype . Me 1919 Gjergj Fishta qe sekretar i përgjthshëm i delegacionit shqipitarë që mori pjesë në Konferencën e Paqes në Paris .
Me 1921 përfaqësoi Shkodrën në Parlamentin e shqipërisë ku shkëlqeu si orator e politikan i cilësive të larta.
Kryevepra e Fishtës është poema epike “Lahuta e malcisë”, por, krah saj ai botoi edhe veprat “Mrizi i Zanave”, “Gomari i Babatasit’, “Ansat e Parnasit” si dhe disa melodrama.
Një kontribut të shkëlqyer ka dhënë Fishta si publiçst.
Është quajtur “Poet kombëtar i Shqipërisë” , ‘Homeri i shqiptarëve”etj. Me 1939 është propozuar për çmimin Nobel në letërsi .
Përgjatë viteve të diktaturës vepra e Fishtës u ndalua .Mbi njeriun e shquar të letrave shqipe u hodh baltë e përçmim deri në rrëzimin e sistemit komunist.
Kontributi atdhetar, letrar e shkencor i Fishtës është ndër visaret më të çmuara të tashëgimisë historke e kulturoe të Kombit shqiptar. - AMBROZ MARLASKAJ (1884-1939) Klerik, filozof, historian, gjuhëtar dhe publicist. U lind në fshatin Kushnen të Mirditës.
Mësimet e para Ambroz Marlaskaj i mori në Kuvendin Françeskan të Rubikut, pastaj i vijoj studimet në Salcburg e Grac të Austrisë, për filozofi dhe teologji. Duke njohur zotësinë e filozofit e teologut të ri, ai emrohet mësues kolegjesh françeskane në Austri dhe Çeki. Me 1910 e gjejmë sekretar të Provincës Franceskane në Shkodër, me 1916, krahas Gurakuqit, Pekmezit, Gjeçovit merr pjesë në punimet e “Komisisë letrare”. Me 1918 caktohet Drejtor i Kolegjit Françeskan të Troshanit. Revista “Hylli i dritës” bëhet për Marlaskajn tribuna e ideve të tij ku shpesh përdor pseudonimin Nji i mirditas .Zgjidhet deputet i Mirditës me 1921, ku shtypi i kohës e quan: “Polemist i flaktë dhe i mençur në luftën për demokraci, kulturë e përparim”.
Për do kohë Marlaskaj caktohet profesor i teologjisë dhe rektor i Unuiversitetit Antonian të Romës, profesor në Paris e Luvër (Belgjikë). Krijimtaria e Atë Ambroz Marlaskajt është shumë e gjërë dhe e larmishme. Studiuesi Ndue Dedaj shkruan se: “Kur të zbulohet e plotë figura e Marlaskës e të shpaloset në botime vepra e tij, brezat e sotëm kanë për të ndjerë se ka edhe një simbol më shumë në luftën për demokraci”. - BIB DOD PASHA (1820-1868) Bib Dodë Pasha është një ndër pinjollët më në zë të familjes së Kapedanëve në Mirditë. Ai është gjithashtu një ndër personalitetet më të shquar të kohës së vet, në mbarë territoret shqiptare. Kapidani i Mirditës, që ndër këto anë njihet si Kapidan përtej detit, e thërrisnin princ (princeps), titull të cilin e kishte marrë vet Biba, ndërsa perandoria e madhe e turqve e njihte me titullin e lartë të Pashait. Por, familja e kapidanëve ishte njohur si e tillë shumë më parë, që
në kohën e gjyshit të Bib Dodës, Preng Lleshit, i cili ishte i njohur si kapidan i Mirditës nga dy prej pashallëqeve më në zë të kohës, atij të Shkodrës dhe të Janinës, pra Bushatllinjve dhe Ali Pashait të Tepelenës. Bib Doda lindi në Orosh në vitin 1820. Duke qenë prej një familje Kapidanësh, që në moshën 24- vjeçare ai vihet jo rastësisht në krye të ushtrive të Mirditës. Dod Prenga e lë të birin të vogël, pasi vdes në Dubrovnik, si pasojë e një helmimi që kishte marrë që në Shkodër. Për meritat e tij e të Mirditës, në vitin 1849 Bib Dodës iu dha titulli “Pasha” dhe iu njoh e drejta të komandonte një ushtri prej 10 mijë ushtarësh. Bib Doda njihet si i pari pasha i krishterë, i cili për pak kohë pati si
sekretar të tij edhe Vaso Pashën, ky i fundit gjithashtu pasha i krishterë, një personalitet i madh i letrave shqipe dhe një autoritet i lartë shoqëror e politik. Në dokumentet historike, thuhet se në vitin 1852, në përkrahje të forcave turke të Omer Pashës, ai bllokon ushtritë malazeze që donin t’i binin turkut. Ndërsa në vitin 1854, Doda merr pjesë në luftën ruso-turke në brigjet e Danubit, ku tregoi trimëri e aftësi të rralla dhe ku fama dhe emri i tij bëhet mjaft i njohur. Ndërsa, Sulltan Abdyl Mexhiti, me Dekret Nr.124 e gradon Dodën “Gjeneral Brigade”, dekorimi me urdhërin “Mexhidie” të klasit të tretë dhe titullin “Iftibar” të shoqëruar me rrogë dhe shumë shpërblime.
Napoleoni i III-të që gjithashtu luftonte krah turqëve i dhuroi atij “Shpatën e Argjentë”, në shenjë miqësie dhe pranoi ta merrte në mbrojtje Mirditën, në arenën ndërkombëtare të atij shekulli. Bib Dod Pasha me aktivitetin e vet dhe me potencialin dhe emrin që krijoi, e kishte kthyer Mirditën në një qendër të rëndësishme të lëvizjeve për komb e atdhe. Vetë organizimi ibrendshëm, ajo që fshihej në thelbin unikal të saj kishte tërhequr vëmendjen e studjuesve,
udhëpërshkruesve e në mënyrë të veçantë të diplomatëve të Europës. Në bazë të ligjeve të kanunit i takon atij të bëhet në moshë të re Kryekreu i Mirditës, e pra ndër këto anë, thirret edhe Kapidan. Nga nivelet e larta të aristokracisë së Europës, ai merr shumë tituj princëror. Në propozim të Ipeshkëvisë së Lezhës, Papa e dekoron me urdhërin e shën Gregorit. Shpejt, diplomaci të larta si ajo e Francës, apo Napoleoni i Tretë, vendosin lidhje me të.
Tituj, urdhra dhe medalje për Bib Dodën
24 vjeç bëhet kryekreu i Mirditës.
Në vitin 1849 Bib Dodës iu dha titulli “Pasha” Perendoria turke më
pas e gradon “Gjeneral Brigade” Dekorimi me urdhrin “Mexhidie”
të klasit të tretë.
Merr titullin “Iftibar” të shoqëruar me rrogë dhe shumë shpërblime.
Napoleoni i III-të i dhuron “Shpatën e Argjendtë”
Aristokracia evropiane ia njohu titullin “Kapidan”.
Papa e dekoron me “Urdhrin e Shën Gregorit” - PRENG BIB DODA (1860-1919) Një nga figurat qëndrore të historisë së Mirditës. Princ i saj për një periudhë të gjatë, i biri i Bib Dod Pashës. Ka lindur në Orosh në vitin l860 në derën kapidanore. Ishte ndër krerët e Lidhjes Shqiptare të Prizerenit në vitin l878. Fishta do ta portretizonte me madhështi në kryeveprën e vet epike “Lahuta e Malcis”.
Qeveria turke e internoi për 19 vjet në Azinë e Vogël për ta mënjanuar nga roli i tij qeverisës në Mirditë. Krerët e Mirditës të nxitur dhe nga Prend Doçi i bëjnë presion, Portës së Lartë për lirimin e tij. Pas ndërhyrjes së Fuqive të Mëdha,
Preng Pasha kthehet nga internimi në vitin 1904. Ka udhëhequr Mirditën në kuvendet e kohës, në kryengritje kundër turkut dhe në pajtimin e gjaqeve. Pas shpalljes së Pavarësisë do të ishte nje emër me peshë në politikën shqiptare. Në vitin l9l8 merr pjesë në Kongresin e Durrësit dhe zgjidhet Nënkryetar i
Qeverisë së Durrësit. Vritet në vitin 19l9 në një pritë në afërsi të Lezhës.
Në historinë e Mirditës për një periudhë të gjatë kohe kanë luajtur rol të dorës së parë dhe kapidanë të tjerë të Derës së Gjomarkajve, si Lleshi i Zi, Preng Lleshi, Bib Dodë Pasha, Marka Gjoni, i cili është në krye të krerëve të vilajetit të Shkodrës në vitin l908 në një nga nismat kombëtare të Shpalljes së Pavarësisë etj. Gjon Marka Gjoni është kapidani i fundit që e ushtron pushtetin e tij tradicional deri në mbarimin e Luftës së Dytë Botërore. - PRENG MARKA PRENGA(1858-1955) Njihet si kreu i bajrakut të Oroshit për një periudhë të gjatë, afër gjysmë shekulli (shekulli XX). Emri i tij përmendet në të gjithë letërkëmbimin diplomatik me kancelaritë e huaja të krerëve të Mirditës në periudhën e Pavarësisë dhe më pas. Bajraktari i Oroshit kanderin dhe meritën historike të jetë në krye të levizjes së Mirditës për liri dhe pavarësi kombëtare, duke udhëhequr krengritësit mirditas, në kryengritjet e njohura të kësaj krahine dhe
më gjërë, të vitëve 1911 dhe 1912.
Në prill të vitit 1919 Preng Marka Prenga me porosi të Abat Doçit, ngriti flamurin e kryengritjes te kisha e Shën Markut në Fan, në një kuvend të gjërë. Në qershor të po atij viti luftëtarët e l2 bajrakëve të Mirditës, të mbështetur dhe nga ata të Lurës, Lumës, Matit dhe Dibrës, të udhëhequr nga Preng Marka Prenga mësyjnë, Lezhën për ta çliruar nga sundimtarët turq dhe arrijnë të marin në dorë kështjellën dhe krejt qytetin. Ky ishte fillimi i veprimeve
luftarake të këtyre kryengritësve që do të pasohej nga luftime të tjera të rëndësishme për muaj të tërë, në vijën Kreshtë- Gomsiqe etj.
Preng Marka Prenga simbolizon tipin e prijësit popullor të Mirditës, të plakut të urtë e të mençur, që njeh dhe zbaton doket, kanunin, etj. Vdiq në Orosh në vitin 1955.
Në periudhën e Pavarësisë dhe në ngjarjet e mëvonshme politike shquhen dhe një varg figurash të tjera atdhetare, si Kol Toma i Velës, Zef Ndoci i Spaçit, Ndue Përdeda i Gojanit, Preng Tuc Doda i Fanit, Bardhok Preng Bajraktari i Kthellës, oficeri madhor Preng Jaku i Bulgrit etj. - HAFIZ ALI ULQINAKU (1853-1913) I përket plejadës së figurave të shquara të kulturës shqiptare në periudhën e Rilindjes Kombëtare.U lind në Ulqin , ku mori dhe mësimet e para. Kreu studimet në medresenë e Bushatlinjëve,Shkodër.Në vitin 1884 u transferua në Lezhë,ku fillimisht kreu detyrën e mesuesit dhe të imamit,më 1989 myfti i Lezhës.Hafiz Ali Ulqinaku punoi si përkthyes, poet, leksikograf, mësues, klerik. Ka përkthye në shqip Mevludin si dhe ka hartuar disa fjalorë shqip- turqisht.Në
fushën e pedagogjisë njihet si hartues i një abetarje për shkollat shqipe . - GJIN PJETRI (PERVIZI) Burri patriot nga fshati Skuraj i Kurbinit, Gjin Pjetër Pervizi, ka qenë një nga figurat atdhetare më të vlerësuara si nga populli i krahinës së Kurbinit, ashtu dhe nga regjimi në fuqi i asaj kohe. Kjo gjë shihet më së miri edhe nga dokumentet arkivore të pa botuara ndonjëherë të cilat i përkasin periudhës së Monarkisë së Zogut, apo më saktë të vitit 1937 kur me rastin e 25 Vjetori të Pavarsisë së Shqipërisë, Dita e Flamurit u përkujtua me ceremoni zyrtare në të gjithë vëndin. Në pragun e 28 nëntorit 1937, ditë e cila u festua me bujë të madhe sipas dekretit mbretëror të Mbretit Zog, nga të gjitha krahinat e Shqipërisë u propozuan për dekorime shumë atdhetarë të cilët ndër vite kishin luftuar me armë në dorë apo kishin dhënë kontributin etyre në dobi të çështjes shqiptare. Në pjesën më të madhe të propozimeve për dekorime që u bënë asokohe për patriotët e rrethit të Krujës, (i cili nga ana administrative varej nga qyteti i Durrësit) midis të tjerash shkruhej: “Ka marrë pjesë me Gjin Pjetrin e Kurbinit në ngritjen e Flamurit në Milot në 28 nëntor 1912”, “Ka qenë bashkë me Gjin Pjetrin në Luftën e Bregut të Matës kundra taborrit turk në 1911”, etj, etj.
Emri i patriotit kurbinas përmëndet shpesh edhe në shënimet historike të klerikut të famshëm katolik, At Bernardin Palaj, i cili së bashku me kolegun e tij, At Donat Kurtin, kanë mbledhur e botuar “Visaret e Kombit”. Midis të tjerash në shënimet e Palajt, shkruhet:
“Kshtu thonë t’gjith kta, jua thotë abati mbarë Shqypnisë katolike i mbledhje t’ Shpalit: Ded Gjo Lulit, Mehmet Shpendit, Prel Tulit, Gjin Pjetrit, Padër Pal Dodës, kryetarit të Kuvendit të Rrbigut (Rubikut), Gjo Shkurt Lufit t’Selitës etj etj” - VELLEZRIT COKU Vëllezrit Gjeto e Dedë Coku, ishin udhëheqësit luftarak më popullor, organizatorë kryesor të kryengritjeve kundër Perandorisë Osmane të vitit 1912, të malësorëve të Bregut të Matës të Qarkut Lezhë. Cok Preku, baba i tyre, ka ardhur nga krahina malore e Kelmendit, e përmendur për besë, trimëri, burrëri, mikpritje dhe kryengritje të njëpasnjishme me armë në dorë, kundër pushtuesve të ndryshëm, që janë përpjekur të nënshtrojnë Malësinë e Kelmendit të panënshtruar ndër shekuj.
Për patriotin trim dhe bujar Dedë Cokun dhe Mashin e Çokut, shkruan edhe “Poeti Kombëtar” At Gjergj Fishta (1870 – 1940) në kryevepren “Lahuta e Malcis”. :
Cokajt, ishte një familje me tradita të hershme atdhetare, bujarije e punëdashëse që u bë me emer të mirë në gjithë veriun e Shqipërisë. Kjo familje e administruar në mënyrë tradicionale vuri pasuri të mëdha. Me instalimin e diktaturës në Shqipëri, pushtetarët e ri vranë në Lezhë, kreun e rrezistencës së kësaj krahine, Ded Cokun, bënë shpronësimin e tokës, i shpallën armiq të rendit dhe i persekutuan për 50 vjet. - ATË ZEF PLLUMI (1924-2007) Është i fundmi i etërve fançeskanë .Dijetar, disident, shkrimtar dhe publicist i shquar. U lind në katundin Mali i Rrencit më 1924. Atë Zef Pllumi i përket asaj plejade dijetarësh klerikë që provoi kalvarin e rëndë të burgimeve e persekutimeve. U dënua dy herë nga diktatura. Herën e parë më 1948 –tën me tri vjet burgim dhe herën e dytë në kulmin e dimrit ateist, në fund të vitit 1967, kur sistemi ndaloi me ligj fenë. Kësaj rradhë dënohet me 25 vjet burgim. U lirue
me 11 prill 1989 .Me 1990 u kthye në Tiranë si rektor i kishës françeskane dhe dha meshën e parë me 24 dhjetor 1990. Me 1991 nxori revistën “Hylli i Dritës”, me kryeredaktor Prof. Dr. A. Plasari.
Kryevepra e tij dhe, një ndër veprat më të shquara të memarustikës shqipe, është “Rrno vetëm për me tregue”. Kjo vepër është kronika më autentike e ferrit komunist, ku autori si dishmitarë i drejtprdrejtë i kohës ka rrëfye në një gegnishte të zgjedhur episode, ngjarje, fenomene, analiza me një vërtetësi të rrallë e një stil mjeshtror.
Vëpra të tjera të autorit janë : “Liria mes dy burgimeve”, “Françeskanët e Mëdhej”, “Frati i Pashallarëve Bushatlli të Shkodrës”etj.
Atë Zef Pllumi, për kontibutin e tij, është nderuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me titullin e lartë: “Nderi i Kombit”.