#LEZHA ,SHTEPIA JUAJ E PUSHIMEVE, 

“Eja në Lezhë” me këtë slogan, Lezha hapi sezonin turistik 2022 , me një event te jashtezakonshëm i konceptuar e organizuar shkëqyer nga Bashkia Lezhë, me pjesmarrjen qindra qytetareve, të kryeparlametarëve te Shqiperise dhe Maqedonise, Znj.Lindita Nikolla dhe zotit Talat Xhaferi, të Kryeministrit, zotit Edi Rama, Zv Kryeministrit, zotit Arben Ahmetaj, të Ministrave të kabinetit qeveritar, Znj. Kumbaro, Znj. Krifca dhe Zotit Manja, deputete, ambasadore te huaj, kryetareve të komunave e Bashkive të Kosovës e Shqipërisë, të personaliteteve lezhjane te artit e te kultures, te jetes publike, gazetare, operatore turistik, biznesmene lezhjane dhe Kosovarë, drejtues te institucioneve dhe anetare te Keshillit Bashkiak.

Në aktivitetet e zhvilluara me këtë rast mori pjesë edhe Kryetari i Këshillit të Qarkut Lezhë, zoti Agron Ivani.

Aktivitetet e zhvilluara sipas një programi të konceptuar me aq kujdes, në mbrëmjën e djeshme e kthyen Shëngjinin në kryeqëndren e turizmit shqiptar, duke promovuar me aq shije e bukur Lezhën tone si një destinacion të preferuar për gjithcka ofron, për plazhet e Shengjinit, Kunes, Vainit, Ranes se hedhun e Tales, me trashegiminë e pasur kulturore, me asetet e çmuara arkeologjike, historike e religjoze, me kurorën shqiptare të kulinarinë, e mbi të gjitha pastërtine e mikpritje si askund tjeter.

Mbrëmja Gala ,”Festivali i Gastronomisë lezhjane 2022”, tek Delfini Resort, fryt i një pune e bashkëpunimi me shumë përkushtim e dashuri me restorantet e famshme lezhjane, #Rapsodia, #Mrizi i Zanave, #Oazi, #Prince Resort & Delfini Resort, #Hoteli Gjuetise, #Leon, me mjeshtrat e kuzhines lezhjane / yjet e kulinarisë shqiptare, te njohur tashmë jo vetëm në nivel kombëtar, ofruan për 500 të ftuar pjata të larmishme me produkte vendase plot elegance e shije.

Lezha konkurente e fortë ne tregun turistik Ballkanik kjo falë angazhimit, përkushtimit, promovimit të të gjithe aktoreve e faktorëve rajonale, qeverisë por kryesisht e veçanërisht të Bashkisë Lezhë dhe Kryetarit, zotit Pjerin Ndreu.
Sezon të mbarë pët të gjithë.