Trashigimia Kulturore Shpirtërore dhe Trashigimia Kulturore Materiale janë grup i burimeve të trashëguara nga e kaluara, të cilat neve i identifikojnë, pavarësisht nga pronësia, si pasqyrim dhe shprehje e vlerave, besimeve, njohurive dhe traditave vazhdimisht në evoluim dhe ato shndërrohen në zëdhënësen më të spikatur të identitetit kulturor të popullit përmes muzikës, valles, kostumeve, veglave muzikore, mjeteve tradicionale të jetesës.

Për këtë çdo ditë Bashkia Lezhe nën kujdesin e veçantë, motivues e frymezues të Kryetarit , zotit Pjerin Ndreu po punon për potencimin, promovimin e menaxhimin e kësaj trashëgimie.

Ansambli Folklorik “Çiftelia”, i krijuar më 16 maj 1966, është një thesar , është një brend për Bashkinë Lezhë, dhe tashmë me festivalin e tij të trashëgimisë është pjese e eventeve të rregullta kalendarike, të Bashkisë Lezhë.

Sot ky Ansambël në kuadër te Festivalit të 56 të tij , erdhi me një ceremonial të hershëm por i ardhur gjallë në “ Dasmën Zadrimore” duke mbledhur në Mabë, të gjitha grupet e interesit si pjesë, menaxhimit të trashëgimisë kulturore.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Kryetari i Keshillit të Qarkut Lezhë, zoti Agron Ivani. Këshilli i Qarkut Lezhe po punon për hartimin e Planit Menaxhues të Trashigimisë Kulturore në qarkun e Lezhës.

Dasma shqiptare ishte dhe përgjithësisht vijon të jetë dhe të zbatohet si një nga elementet më përfaqësues të pasurisë shpirtërore që trashëgon një krahinë apo trevë.

Nusja zadrimore veçanërisht është ndoshta rasti më unik i ceremonialit të stolisjes, e cila nuk ndeshet në kulturat dhe traditat e tjera. Ajo është kaq e pasur dhe e larmishme, shumë shprehëse e imponuese, por edhe përfaqësuese e intriguese. Është e rrallë dhe e veçantë, e bukur dhe plot hir. Stolisjet janë punime artizanale mjeshtërore filigrami, argjendi dhe metalesh të tjera më pak të kushtueshme. Stolitë ishin në një farë mënyre dhe statusi i nuses dhe dhëndrrit, hierarkia sociale dhe manifestive. Pjesë e këtij ansambli zbukurimi të nuses padyshim që janë dhe veshjet, të cilat janë po kaq të zgjedhura dhe po kaq manifestuese sa edhe stolitë.

Përmes veshjes dhe stolive të nuses ne kuptojmë jo vetëm rëndësinë primare që ka dasma zadrimore por dhe vlerësimin që gjenaratat i kanë dhënë vetë martesës si një hap përcaktues për fillimin e një jete të re të bashkëshortëve dhe trashëgimin.
Të gjithë duhet të bëjmë pjesën tonë për ruajtjen e traditës, trashëgimise së thesarit shpirtëror, origjina e së cilës është sa e hershme dhe aq shumë domethënëse.