LEZHA – SHËNGJINI u kthyen mbrëmë në KRYEQËNDRËN E TURIZMIT

LEZHA – SHËNGJINI u kthyen mbrëmë në KRYEQËNDRËN E TURIZMIT shqiptar! Vetem zgjidhni Lezhën 🏖🌲për pushimet tuaja dhe do ti gjeni të gjitha, – kështu u ideua nga Kreu i Bashkisë Lezhë, Zoti Pjerin Ndreu, eventi madhështor, me rastin e çeljes së sezonit turistik.

#LEZHA ,SHTEPIA JUAJ E PUSHIMEVE , 🏝Eja në #Lezhë 😍 me këtë slogan, Lezha hapi sezonin turistik 2022 , me një event te jashtezakonshëm i konceptuar e organizuar shkëqyer nga Bashkia Lezhë, me pjesmarrjen qindra qytetareve, të kryeparlametarëve te Shqiperise dhe Maqedonise, Znj.Lindita Nikolla dhe zotit Talat Xhaferi, të Kryeministrit, zotit Edi Rama, Zv Kryeministrit, zotit Arben Ahmetaj, të Ministrave të kabinetit qeveritar, Znj. Kumbaro, Znj. Krifca dhe Zotit Manja, deputete, ambasadore te huaj, kryetareve të komunave e Bashkive të Kosovës e Shqipërisë, të personaliteteve lezhjane te artit e te kultures, te jetes publike, gazetare, operatore turistik, biznesmene lezhjane dhe Kosovarë, drejtues te institucioneve dhe anetare te Keshillit Bashkiak.

Në aktivitetet e zhvilluara me këtë rast mori pjesë edhe Kryetari i Këshillit të Qarkut Lezhë, zoti Agron Ivani.

Aktivitetet e zhvilluara sipas një programi të konceptuar me aq kujdes, në mbrëmjën e djeshme e kthyen Shëngjinin 🏖në kryeqëndren e turizmit shqiptar, duke promovuar me aq shije e bukur Lezhën tone 😍si një destinacion të preferuar për gjithcka ofron, për plazhet e Shengjinit, Kunes, Vainit, Ranes se hedhun e Tales, me trashegiminë e pasur kulturore, me asetet e çmuara arkeologjike, historike e religjoze, me kurorën shqiptare të kulinarinë, e mbi të gjitha pastërtine e mikpritje si askund tjeter.
Mbrëmja Gala ,”Festivali i Gastronomisë lezhjane 2022”, tek Delfini Resort, fryt i një pune e bashkëpunimi me shumë përkushtim e dashuri me restorantet e famshme lezhjane, #Rapsodia, #Mrizi i Zanave, #Oazi, #Prince Resort & Delfini Resort, #Hoteli Gjuetise, #Leon, me mjeshtrat e kuzhines lezhjane / yjet e kulinarisë shqiptare, te njohur tashmë jo vetëm në nivel kombëtar, ofruan për 500 të ftuar pjata të larmishme me produkte vendase plot elegance e shije.

Lezha konkurente e fortë ne tregun turistik Ballkanik kjo falë angazhimit, përkushtimit, promovimit të të gjithe aktoreve e faktorëve rajonale, qeverisë por kryesisht e veçanërisht të Bashkisë Lezhë dhe Kryetarit, zotit Pjerin Ndreu.
Sezon të mbarë pët të gjithë🙏

Në Mabë/Bashkia Lezhë / Festivali i 56 i Ansamblit “Çiftelia” vjen me një ceremonial të hershëm por i ardhur gjallë sot, në “ Dasmën Zadrimore” për ta ruajtur, mbrojtur dhe mos tjetërsuar.

Trashigimia Kulturore Shpirtërore dhe Trashigimia Kulturore Materiale janë grup i burimeve të trashëguara nga e kaluara, të cilat neve i identifikojnë, pavarësisht nga pronësia, si pasqyrim dhe shprehje e vlerave, besimeve, njohurive dhe traditave vazhdimisht në evoluim dhe ato shndërrohen në zëdhënësen më të spikatur të identitetit kulturor të popullit përmes muzikës, valles, kostumeve, veglave muzikore, mjeteve tradicionale të jetesës.

Për këtë çdo ditë Bashkia Lezhe nën kujdesin e veçantë, motivues e frymezues të Kryetarit , zotit Pjerin Ndreu po punon për potencimin, promovimin e menaxhimin e kësaj trashëgimie.

Ansambli Folklorik “Çiftelia”, i krijuar më 16 maj 1966, është një thesar , është një brend për Bashkinë Lezhë, dhe tashmë me festivalin e tij të trashëgimisë është pjese e eventeve të rregullta kalendarike, të Bashkisë Lezhë.

Sot ky Ansambël në kuadër te Festivalit të 56 të tij , erdhi me një ceremonial të hershëm por i ardhur gjallë në “ Dasmën Zadrimore” duke mbledhur në Mabë, të gjitha grupet e interesit si pjesë, menaxhimit të trashëgimisë kulturore.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Kryetari i Keshillit të Qarkut Lezhë, zoti Agron Ivani. Këshilli i Qarkut Lezhe po punon për hartimin e Planit Menaxhues të Trashigimisë Kulturore në qarkun e Lezhës.

Dasma shqiptare ishte dhe përgjithësisht vijon të jetë dhe të zbatohet si një nga elementet më përfaqësues të pasurisë shpirtërore që trashëgon një krahinë apo trevë.

Nusja zadrimore veçanërisht është ndoshta rasti më unik i ceremonialit të stolisjes, e cila nuk ndeshet në kulturat dhe traditat e tjera. Ajo është kaq e pasur dhe e larmishme, shumë shprehëse e imponuese, por edhe përfaqësuese e intriguese. Është e rrallë dhe e veçantë, e bukur dhe plot hir. Stolisjet janë punime artizanale mjeshtërore filigrami, argjendi dhe metalesh të tjera më pak të kushtueshme. Stolitë ishin në një farë mënyre dhe statusi i nuses dhe dhëndrrit, hierarkia sociale dhe manifestive. Pjesë e këtij ansambli zbukurimi të nuses padyshim që janë dhe veshjet, të cilat janë po kaq të zgjedhura dhe po kaq manifestuese sa edhe stolitë.

Përmes veshjes dhe stolive të nuses ne kuptojmë jo vetëm rëndësinë primare që ka dasma zadrimore por dhe vlerësimin që gjenaratat i kanë dhënë vetë martesës si një hap përcaktues për fillimin e një jete të re të bashkëshortëve dhe trashëgimin.
Të gjithë duhet të bëjmë pjesën tonë për ruajtjen e traditës, trashëgimise së thesarit shpirtëror, origjina e së cilës është sa e hershme dhe aq shumë domethënëse.

Gjatë ceremonisë, Nikoll Rica është suprizuar nga kryetari i Këshillit të Qarkut Lezhë dhe nga kryetari i Bashkisë Lezhë

Drejtori i Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Nikoll Rica, vlerësohet me Medalje Nderi nga Ministri i Brendshëm Bledar Çuçi.

Gjatë ceremonisë, Nikoll Rica është suprizuar nga kryetari i Këshillit të Qarkut Lezhë dhe nga kryetari i Bashkisë Lezhë, të cilët i kanë dozëzuar titullin “Nderi i Qarkut Lezhë”, të akorduar nga Këshilli i Qarkut Lezhë.

Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u zhvillua një ceremoni, gjatë së cilës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano i ka dorëzuar z. Nikoll Rica, Medaljen e Nderit, të akorduar nga Ministri i Brendshëm, me motivacionin “Për merita të veçanta, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar në përmbushjen cilësore të detyrave dhe kontributin e dhënë gjatë viteve të punës, për zhvilllimin e vazhdueshëm të standardeve policore, në shërbim të Policisë së Shtetit”.

Drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano ka vlerësuar kontributin, ndershmërinë dhe përkushtimin e zotit Rica, gjatë gjithë karrierës së tij në Polici, duke theksuar se Nikolla është një shembull që duhet ndjekur nga brezat e rinj në Polici.

“Falë aftësive të tij profesionale, menaxhese, drejtuese dhe organizuese, ai ka dhënë një kontribut të çmuar në menaxhimin me sukses të burimeve njerëzore në Ministrinë e Brendshme dhe në Policinë e Shtetit”, – është shprehur Nano për Drejtuesin e Parë Nikoll Rica, i cili për 7 vitet e fundit të karrierës së tij, ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Burimeve Njerëzore në DPPSH.
Në ceremoni ishte i pranishëm edhe kryetari i Këshillit të Qarkut Lezhë, z. Agron Ivani, i cili ka suprizuar zotin Rica, duke i dorëzuar titullin “Nderi i Qarkut Lezhë”, me motivacionin “Për kontributin e veçantë në ruajtjen e rendit e të sigurisë publike, për vlerat profesionale dhe si drejtues i përkushtuar, me performancë e integritet të lartë në kryerjen e të gjitha detyrave e anagazhimeve të ndërmarra në më shumë se katër dekada”.

Më tej, në fjalën e tij, kryetari i Bashkisë Lezhë ka vlerësuar kontributin e zotit Rica në Polici dhe rolin si intelektual në favor të qarkut Lezhë. Zoti Ndreu u shpreh se kjo ceremoni ka shumë vlerë për punonjësit e Policisë, që mundi dhe kontributi i punonjësve të ndershëm të Policisë së Shtetit të vlerësohet. Ai falënderoi Drejtorin e Përgjithshëm z. Nano, për standardin e vendosur në këtë drejtim.

Në fund të ceremonisë, Nikoll Rica, i emocionuar nga vlerësimet, ka theksuar se në rrugën e jetës njeriu ndihet me fat kur krijon familjen biologjike, me fat edhe kur është pjesë e një familjeje të madhe siç është Policia e Shtetit, punonjësit e së cilës sakrifikojnë shumë nga vetja dhe familja e tyre, për të mirën e shoqërisë dhe të vendit.